TMERRI DHE SHPRESA
Botuar, 2011
HYRJE
Duke e parë se Kosova po hynë në një fazë dramatike dhe vendimtare të zgjidhjes të statutit përfundimtar të saj - Pavarësisë, gjate pranveres se vitit 1999 vendosa të i shënoj disa ngjarje në formë të një ditari të jetës ani pse kurrë nuk kisha shkruar ndonjë herë ditar të tillë.
Në këtë ditar jam munduar që t’i përfshij të gjitha ngjarjet që i kam verejtur gjatë periudhës 78 ditore të pranverës së vitit 1999, ku gjatë kësaj pranvere, u zhvilluan bombardimet e NATO-s mbi forcat okupuese policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në Kosovë dhe Serbi si dhe luftimeve të ashpra në mes të UÇK-së dhe forcave okupuese serbe.
Këtë ditar e fillova të e shkruaj pa e ditur se a do ta përfundojë, sepse situata e sigurisë në Kosovë ishte shumë e vështirë, e rrezikshme dhe jashtë çdo kontrolle, ku nuk dihej se kush do të mbijetonte ne këtë situatë të rëndë.Këso situata të rënda lufte, të moshuarit thonin se mund të përsëriten në çdo 100 vjet, dhe nuk mund të i përjetojë çdo gjeneratë.
Në këtë ditar i kam shënuar të gjitha ngjarjet ashtu siq i kam parë dhe përjetuar, si dhe të gjitha informatat ashtu siq i kam dëgjuar e si jam informuar. Gjatë kësaj kohe shpesh herë kanë qarkulluar edhe dezinformata shumë të rrezikshme për popullatën, që për fat të keq, në kohë lufte po merreshin si të vërteta.Në këtë ditar perfshihen edhe aktivitetet apo punët e kryera gjatë kësaj kohe.Po ashtu në këtë ditar i kam dhënë disa vlerësime dhe komente personale për situatat e ndryshme në atë periudhë kohore.
Gjatë kësaj periudhe kohore të izolimit total të Kosovës nga bota, informatat ishin minimale se çka po ndodhë rreth nesh, në Komune e në fshatrat tjera, në territorin e Kamenicës dhe në Kosovë në përgjithësi. Informatat gjatë 24 orëve, kryesisht i merrnim prej RTV të shteteve të jashtme, me anë të progarmit satelitor, si : “ Euro News ”, “ Evropa e Lirë “, “ BBS “, “ DW “, “ CNN “, “RTSH “, prej kanaleve informative të rrjetit tokësorë, si psh. TV Shkupi - kanali në gjuhën shqipe etj.
Për shumë ngjarje jemi njoftuar me vonesa të mëdha: si psh për vrasjen e veprimtarëve të Karaqevës: Ramadan Kastrati dhe Asllan Thaçi, jemi njoftuar disa muaj pasi në Kosovë hynë paqeruajtësit e NATO-s, mandej vrasja e heroit kombëtar Agim Ramadani dhe për shumë vrasje dhe ngjarje tjera rrënqethëse në Kosovë, jemi informuar me vonesë.
Ky ditar për mos më tepër, së paku për njerëzit e lagjes sime dhe të vendit tim, i paraqet disa ngjarje që jane evidentuar gjatë kësaj kohe që nuk duhet kurrë të harrohen nga gjeneratat e ardhshme, për ta ditur edhe të rinjtë se me çfarë tmerri, presioni, ankthi, frike por edhe shprese, jemi ballafaquar gjenerata e jonë, që e mbijetuam këtë kohë lufte shumë të vështirë.
Këtë ditar të 1999-ës, pas 12 viteve, pikërisht në 12- vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s më 24 mars 2011, fillova ta shkruaj nga ditari në kompjuter dhe shpresoj që pas disa muajve, do ta botoj dhe do të ju shpërndaj të afërmve, shokëve dhe miqëve të mi.
to be continued...

Comments
Post a Comment